#Sport

Khabib kritikon lojtarët pas shkarkimit të Xabi Alonsos nga Reali

Xabi Alonso është shkarkuar nga Real Madridi pas humbjes 3-2 ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës dhe është zëvendësuar nga Alvaro Arbeloa.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Khabib Nurmagomedov, i cili ka fajësuar lojtarët për largimin e Alonsos. Legjenda e UFC-së ka theksuar se Alonso është një nga trajnerët më të mirë në futbollin modern dhe se, kur një ekip nuk funksionon me të, problemi nuk është trajneri, por lojtarët.

Khabibi, i njohur si tifoz i Real Madridit, ka shtuar se klubi duhet të ndryshojë lojtarët e parregullt dhe jo trajnerin.