#Lajme

KFOR-i ndihmon në shuarjen e zjarreve dhe shprehet i gatshëm për situata emergjente në Kosovë

Misioni i KFOR-it ka njoftuar se javëve të fundit ka ofruar ndihmë në shuarjen e zjarreve në disa zona të Kosovës, pas kërkesës së Institucioneve përmes Agjencisë për Menaxhimin Emergjent.

Në njoftim thuhet se ndihma ka përfshirë operacione të zbulimit dhe ndërhyrje direkte, ku një rol të rëndësishëm e ka pasur Task Forca e Aviacionit të ShBA-së me operacione nga ajri. Vetëm në Gjakovë, më 18 gusht, janë realizuar 12 shkarkime uji brenda pesë orëve, ndërsa në Kamenicë më 11 gusht janë kryer 11 ndërhyrje gjatë një fluturimi gjashtëorësh. Në Mitrovicë, më 26 korrik, u zhvilluan 18 operacione ajrore në katër orë, kurse në Drenas më 25 korrik u kryen 39 intervenime gjatë një periudhe 20-orëshe.

KFOR-i ka theksuar se mbetet i gatshëm, në kuadër të mjeteve dhe kapaciteteve të tij, të mbështesë Kosovën në parandalimin dhe menaxhimin e situatave emergjente.

KFOR-i ndihmon në shuarjen e zjarreve dhe shprehet i gatshëm për situata emergjente në Kosovë

Jasharaj: Viti i ri shkollor nis me