#Lajme

KEK konfirmon: Nuk do të ketë terr për qytetarët, pavarësisht defektit në njësinë A3

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se furnizimi me energji elektrike vazhdon normalisht, edhe pse njësia A3 e Termocentralit “Kosova A” ndodhet në remont që nga 31 tetori.

Zëdhënësi i KEK-ut, Bucolli, ka sqaruar se sot operojnë njësia A4 e “Kosova A” dhe njësitë B1 dhe B2 të “Kosova B”, me një kapacitet të përgjithshëm prodhues prej 14,640 MWh. Ai ka theksuar se prodhimi i njësive të tjera ka kompensuar plotësisht mungesën nga njësia A3, duke siguruar furnizim të qëndrueshëm për qytetarët dhe bizneset.

“Megjithëse ka ndërhyrje teknike, sasia e energjisë është e mjaftueshme dhe nuk ka rrezik të ndërprerjes së furnizimit”, tha Bucolli.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *