KDI: Vendimi i Kushtetueses mund ta ndalë formimin e Qeverisë
Vullnet Bugaqku nga KDI ka thënë se ankesa e Listës Serbe në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të Kuvendit mund të ndikojë në procesin e formimit të qeverisë.
Sipas tij, gjykata mund të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e punës së Kuvendit dhe veprimeve institucionale, derisa të merret vendimi përfundimtar. Nëse konstatohet shkelje kushtetuese, çdo veprim pasues, përfshirë mandatin për formimin e qeverisë, mund të shpallet i pavlefshëm.
Lista Serbe e dorëzoi ankesën më 16 tetor, duke pretenduar shkelje të Kushtetutës në zgjedhjen e Rashiqit.











