#Lajme

KDI kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Prizren, Kryeziu: Procesi ishte i komprometuar

Drejtori i Qendrës për Demokraci dhe Zgjedhje (KDI), Ismet Kryeziu, ka bërë thirrje publike për përsëritjen e zgjedhjeve në komunën e Prizrenit, duke argumentuar se procesi i fundit nuk përmbush asnjë standard zgjedhor për t’u certifikuar si i rregullt dhe i besueshëm.

Kryeziu ka theksuar se shkarkimi i anëtarëve të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, arrestimi dhe ngritja e aktakuzave ndaj mbi 100 komisionerëve, si dhe korrigjimi i votave për kandidatë të caktuar, tregojnë se procesi ka qenë “thellësisht i kontaminuar”. Ai shton se edhe pse votat e manipuluara po anulohen, korrigjimet teknike nuk janë të mjaftueshme për të rikthyer besimin publik dhe për të garantuar që rezultati pasqyron realisht vullnetin e qytetarëve.

Kryeziu nënvizon se kërkesa për zgjedhje të reja nuk ka karakter politik, por synon rivendosjen e drejtësisë zgjedhore, transparencës institucionale dhe respektimin e vullnetit të lirë të qytetarëve të Prizrenit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *