Kapet duke vozitur me 144 km/h në zonë me kufizim 60 km/h, ndalohet 21-vjeçari në Shtime
Policia e Kosovës ka vazhduar kontrollet në trafikun rrugor me qëllim të rritjes së sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve.
Më 18 korrik 2025, rreth orës 18:00, Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ndaloi një veturë të tipit Golf me targa të huaja në rrugën transitore Davidovc-Belincë, në komunën e Shtimes, pasi shoferi kishte tejkaluar ndjeshëm shpejtësinë e lejuar.
Gjatë matjes me radar laserik, u konstatua se drejtuesi i automjetit, Q.Rr., 21-vjeç, po voziste me 144 kilometra në orë në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është vetëm 60 km/h.
Si pasojë e kësaj kundërvajtjeje, ndaj tij u shqiptua një gjobë prej 300 eurosh dhe masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj.











