#Botë

Kaja Kallas: Lirimi i qytetarëve evropianë nga burgjet në Venezuelë, një hap pozitiv

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar si një zhvillim pozitiv lirimin e qytetarëve evropianë që mbaheshin të burgosur në Venezuelë, duke theksuar se ky veprim ka sjellë lehtësim për familjet e tyre.

Në një deklaratë dhe reagim në platformën X, Kallas falënderoi ambasadën e BE-së në Venezuelë dhe Shërbimin Diplomatik të BE-së për kontributin në realizimin e këtij bashkëpunimi. Ajo nënvizoi se lirimet janë rezultat i diplomacisë së vazhdueshme të Bashkimit Evropian, në bashkëpunim të ngushtë me vendet anëtare.