Kadri Kryeziu propozon shpërndarjen e Kuvendit si zgjidhje për bllokadën politike
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka dalë me një propozim për tejkalimin e bllokadës aktuale në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se mandati i fituar më 9 shkurt duhet t’i kthehet popullit, në mënyrë që sovrani të shprehë vullnetin e tij përmes zgjedhjeve.
Kryeziu ka bërë thirrje që partitë politike të dakordohen urgjentisht për një plan veprimi me dy pika, ku përfshihet shpërndarja e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme nga presidentja.










