Kadri Kryeziu: Nëse Rashiqi i merr votat, mund të bëhet nënkryetar i Kuvendit
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar vendimin e Kushtetueses lidhur me ankesën e Listës Serbe për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb në seancën konstituive.
Në një lidhje direkte në emisionin “Adresa”, Kryeziu tha se Nenad Rashiq mund të zgjidhet nënkryetar nëse siguron votat e nevojshme. Sipas tij, Lista Serbe ka vetëm të drejtën e propozimit, por jo garancinë për t’i fituar votat.
“Lista Serbe ka nëntë deputetë dhe për të marrë 61 vota duhet të bashkëpunojë me subjektet politike shqiptare. Mund të propozohet edhe një përfaqësues tjetër serb, siç është Rashiqi, dhe nëse ai i merr votat, Kuvendi mund të konstituohet,” u shpreh Kryeziu.










