Kaçanik: Kapen 40 kilogramë duhan i kontrabanduar
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 7 shtator 2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik ka ndaluar dy persona të dyshuar kosovarë që po qarkullonin me një veturë.
Gjatë kontrollit, në automjetin e tyre u gjetën rreth 40 kilogramë duhan pa dokumentacion përkatës, i cili dyshohet të jetë i kontrabanduar.
Sipas Policisë, pas intervistimit me autorizim të prokurorit, dy personat janë liruar së bashku me veturën, ndërsa duhani është konfiskuar dhe u është dorëzuar doganierëve për procedurat e mëtejshme.











