Ka nisur rinumërimi i votave në QNR me vendim të KQZ-së
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim zyrtar.
Sipas KQZ-së, rinumërimi do të përfshijë 914 vendvotime nga gjithsej 2,557, ku është zhvilluar votimi i rregullt në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Në 10 komuna do të rinumërohen të gjitha vendvotimet, përfshirë Dragashin, Kaçanikun, Leposaviqin, Prizrenin, Skënderajn, Shtimen, Ferizajn, Vushtrrinë, Mamushën dhe Ranillugun.
Ndërkohë, në 28 komuna të tjera do të rinumërohen 10 për qind e vendvotimeve, mes tyre Prishtina, Peja, Gjakova, Gjilani, Mitrovica e Jugut dhe e Veriut, Podujeva, Suhareka, Ferizaji dhe komuna të tjera.
Nga KQZ-ja bëhet e ditur se rinumërimi ka për qëllim rritjen e saktësisë dhe ruajtjen e besueshmërisë së procesit zgjedhor.











