#Sport

Juventusi synon të arkëtojë 20 milionë euro nga dy brazilianët e harruar

Juventusi po planifikon të përfitojë rreth 20 milionë euro përmes shitjes së dy brazilianëve që nuk janë pjesë e planeve kryesore të klubit. Njëri prej tyre është Arthur Melo, i cili vazhdon të jetë nën kontratë me klubin italian, por pjesën më të madhe të tre viteve e gjysmë të fundit e ka kaluar huazim te Liverpool, Fiorentina, Girona dhe më së fundi te Gremio në Brazil.

Arthur, 29-vjeçar, iu bashkua Juventusit në shkëmbim me Miralem Pjanic dhe ende vlerësohet rreth 10 milionë euro në bilancin financiar të klubit, një shifër që pritet të bjerë në rreth 6.5 milionë euro gjatë verës. Sipas raporteve, ai ka zhvilluar bisedime me Gremion për një transferim të përhershëm pas një periudhe pozitive gjatë vitit 2025.

Tjetër brazilian është sulmuesi 23-vjeçar Kaio Jorge, i cili u transferua nga Santos në vitin 2021 dhe aktualisht luan te Cruzeiro. Ai e mbylli sezonin 2025 si golashënuesi më i mirë i kampionatit brazilian me 21 gola dhe tetë asistime, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, përfshirë Flamengon, e cila raportohet se ka ofruar 32 milionë euro për shërbimet e tij.

Juventusi ka të drejtë në 30% të shumës nga një transferim i ardhshëm i Kaio Jorge, gjë që e bën këtë operacion një burim të rëndësishëm të ardhurash për klubin italian.