#Sport

Juventusi në kërkim të pasuesit të Vlahovicit, Asllani në radar

Juventusi ka nisur planifikimet për merkatón e verës, me fokus të veçantë rindërtimin e repartit ofensiv dhe gjetjen e një zëvendësuesi për Dusan Vlahovic. Mes emrave që po monitorohen nga afër nga drejtuesit bardhezinj është edhe sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani.

Futbollisti 1.91 metra i gjatë po zhvillon një sezon të mirë në futbollin gjerman, duke regjistruar 19 paraqitje në Bundesliga dhe Kupën e Gjermanisë, me bilanc prej shtatë golash dhe pesë asistimesh. Paraqitjet e tij kanë rritur interesimin e klubeve të mëdha evropiane.

Hoffenheim e vlerëson Asllanin rreth 30 milionë euro, një shifër që e bën transferimin të ndërlikuar, por jo të pamundur, duke marrë parasysh moshën dhe potencialin e tij. Përveç Juventusit, situatën e sulmuesit po e ndjek edhe Bayern Munich, i cili e sheh atë si një opsion për të ardhmen, madje edhe si alternativë eventuale për Harry Kane.

Sipas mediave italiane pranë klubit nga Torino, Juventusi po punon për ndërtimin e një reparti të ri sulmues, ku në planet e klubit përfshihet edhe mundësia e transferimit të Youssef En-Nesyri, në rast se ky i fundit ka ndikim pozitiv. Ideja është krijimi i një treshe sulmuese të re, me En-Nesyrin, Opendën dhe Asllanin, ndërsa Jonathan David nuk shihet më si prioritet.

Ndërkohë, Fisnik Asllani mbetet i përqendruar te Hoffenheimi, me objektivin për ta dërguar skuadrën gjermane drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve, edhe pse largimi i tij në verë duket gjithnjë e më i mundshëm.

A ka vend në paraburgim për 109