Jock Covey, ish-zëvendës i Bernard Kouchner, dëshmitari i radhës në mbrojtje të Hashim Thaçit
Ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, ku dëshmitari i katërt i mbrojtjes së Hashim Thaçit është Jock Covey.
Covey ka qenë zëvendës i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të OKB-së në Kosovë (UNMIK) gjatë periudhës 1999-2001.
Para tij, në mbrojtje kanë dëshmuar James Rubin, Paul Williams dhe John Duncan.











