Javën tjetër promovohet libri për dhunën në arsim në Vushtrri në vitet ’90
Më 10 shtator 2025, në orën 12:00, në shtëpinë e kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri do të mbahet ceremonia e promovimit të një botimi të ri me dy tituj: “Dhuna në arsim në Komunën e Vushtrrisë në dhjetëvjetorin e shekullit të kaluar” dhe “Historiku i Këshillit komunal për financim në Vushtrri gjatë viteve 1990-1999”.
Autorët e librit, Jakup Krasniqi dhe Beqir Xhema, sjellin në vëmendje dy tema të rëndësishme të periudhës së okupimit serb, duke dokumentuar me fakte, dëshmi dhe rrëfime dhunën në arsim dhe organizimin institucional në Vushtrri gjatë viteve ’90.
Ngjarja pritet të mbledhë përfaqësues të institucioneve, studiues, pedagogë, historianë dhe qytetarë të interesuar për të kaluarën e afërt të këtij qyteti dhe sfidat me të cilat është përballur arsimi në atë kohë.











