Java e fundit e fushatës: aktivitetet e partive politike për sot
Kjo javë shënon përmbylljen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndërsa partitë politike kanë paraparë disa aktivitete gjatë ditës së sotme.
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë dy tubime elektorale. Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, do të takohet me qytetarët në Rahovec nga ora 17:30, në Qendrën Kulturore “Mensur Zyberaj”, ndërsa nga ora 19:00 është paraparë tubimi në Gjakovë, në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi”.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të organizojë tubim në Deçan, duke filluar nga ora 18:00, në restorantin “Antika” në Lëbushë.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubime në Drenas dhe Podujevë, respektivisht nga ora 11:00 dhe 19:00.











