Izmaku: Pa kompromis nuk ka zgjidhje, por lidershipi e sheh si ligësi
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar para seancës konstituive të Kuvendit se nuk ka shpresa për zgjidhje politike derisa kompromisi të mos shihet si vlerë demokratike.
“Derisa ky lidership, përfshirë partinë fituese të zgjedhjeve dhe krerët e tjerë politikë, nuk e shohin kompromisin si një vlerë, por si ligësi, unë nuk kam shpresa që do të ketë një zgjidhje”, u shpreh Izmaku.











