Izmaku i kundërpërgjigjet Kusarit: Nisma mbetet e hapur për marrëveshje politike, posti i nënkryetarit nuk ishte prioritet
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar se partia e Fatmir Limajt ka qenë gjithmonë e përkushtuar për zgjidhjen e ngërçit politik dhe ka qenë e hapur për dialog dhe kompromis.
Ajo shtoi se Nisma nuk ka kërkuar të marrë postin e nënkryetarit të Kuvendit si prioritet, por ka synuar marrëveshje funksionale që sigurojnë stabilitet institucional dhe respektimin e votës së qytetarëve. Izmaku theksoi se nëse nuk arrihet një shumicë parlamentare, zgjidhja mbetet kthimi tek qytetarët përmes zgjedhjeve të reja.
Kusari-Lila kishte deklaruar më parë se Nisma ka refuzuar të propozojë një kandidat për nënkryetar, edhe pse kishte mundësi të propozojë një prej dy deputetëve të saj pas zgjedhjes së kryetarit Dimal Basha.










