#Botë

Itali: Arrestohet 32-vjeçar shqiptar, kishte hyrë në vend në shkelje të urdhrit të dëbimit

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane në Santa Maria degli Angeli, pasi rezultoi se kishte hyrë në territorin italian në kundërshtim me një urdhër dëbimi që ia ndalonte rikthimin deri në vitin 2030.

Sipas mediave italiane, ai u identifikua gjatë një kontrolli rutinë të policisë ndaj një automjeti me tre persona. Në momentin e verifikimit, i riu paraqiti një pasaportë shqiptare, nga e cila rezultonte se kishte hyrë në Itali rreth dhjetë ditë më parë përmes kufirit tokësor me Kroacinë.

Hetimet zbuluan se ai ishte dëbuar pesë vite më parë, pas një operacioni antidrogë të policisë së Perugias, ku ishte arrestuar së bashku me dy bashkëkombës të tjerë, nën akuzën për trafik kokaine. Pas vuajtjes së një pjese të dënimit, ai ishte liruar nga burgu dhe i ishte shqiptuar masa e dëbimit me ndalim rikthimi deri në vitin 2030.

Autoritetet italiane thanë se hyrja e tij në vend kishte si qëllim shmangien e kontrolleve, por pas identifikimit, 32-vjeçari u arrestua për shkelje të urdhrit të dëbimit. Tashmë pritet të vendoset për masat e mëtejshme ligjore ndaj tij.

Një i vdekur dhe dy të lënduar