Ish-ushtari i UÇK-së padit Dimal Bashën për punimin që përmendte lidhje të UÇK-së me trafikimin e drogës
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka dorëzuar padi dhe kallëzim penal në Prokurori ndaj kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini.
Padia lidhet me pretendimet e Bashës për financimin e UÇK-së nga kartelët e drogës, të përfshira në një punim shkencor të publikuar si kapitull në një botim akademik të një universiteti në ShBA.
Basha, të mërkurën, ka deklaruar se punimi në fjalë është fshirë nga publikimi, përfshirë edhe emri i tij si autor. Ai ka shtuar se ka kërkuar largimin e plotë të punimit nga publikimi dhe se kjo kërkesë është pranuar.








