#Sport

Ish-gjenerali Rrahman Rama zgjidhet kryetar i FC Vushtrria, kthehen shpresat për Superligë

Në seancën e Kuvendit të klubit, që u mbajt të mërkurën, shumica e kuvendarëve votuan për emërimin e ish-gjeneralit Rrahman Rama, aktualisht deputet i Republikës së Kosovës, në postin e presidentit të FC Vushtrria.

Ky është një rikthim i shumëpritur, pasi për gjeneratat më të vjetra Rrahman Rama nuk është emër i panjohur: ai ka udhëhequr klubin menjëherë pas luftës, deri në vitin 2003, periudhë gjatë së cilës FC Vushtrria u rendit në Top 4 të Superligës së Kosovës dhe arriti deri në gjysmëfinalen e Kupës së Republikës, shkruan “Klubet e sportit -Vushtrri”.

Me këtë veprim, klubi pritet të organizohet për sfida të reja dhe të përmbushë pritshmëritë, aty ku e meriton të jetë – në elitën e futbollit kosovar.