Ish-futbollisti i Barcelonës drejt West Hamit, arrihet marrëveshja
West Ham United ka siguruar një përforcim të rëndësishëm në afatin kalimtar. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, klubi londinez ka arritur marrëveshje verbale me ish-futbollistin e Barcelonës, Adama Traore.
Raportohet se palët kanë rënë dakord për kushtet dhe se në ditët në vijim pritet që Traore t’i nënshtrohet testeve mjekësore, para se të zyrtarizohet nënshkrimi i kontratës.
Ndërkohë, ardhja e Traores në “London Stadium” pritet të shoqërohet me largimin e Guido Rodriguez, i cili do ta vazhdojë karrierën te Valencia.








