Ish-diplomati amerikan: Pezullimi i Dialogut Strategjik pasojë e veprimeve negative të Kurtit
Ish-diplomati amerikan, Jonathan Moore, ka deklaruar se vendimi i SHBA-së për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën lidhet drejtpërdrejt me sjelljet negative të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Sipas tij, Kurti jo vetëm që nuk ka reflektuar ndaj kërkesave të vazhdueshme të Uashingtonit, përfshirë edhe ato të ish-ambasadorit Jeff Hovenier, por me qasjen e tij ka dëmtuar raportet mes Kosovës dhe SHBA-së. Moore theksoi se mbi tre vjet mungesë progresi kanë sjellë pasoja serioze, duke bërë që marrëdhëniet bilaterale të jenë shumë të dobësuara edhe tani nën administratën Trump.
Ai shtoi se sjellja e Kurtit ka pasur ndikim negativ jo vetëm ndaj SHBA-së, por edhe për vetë Kosovën.










