#Lajme

Isa Mustafa: VV po uzurpon Kuvendin – opozita s’mund të veprojë me logjikën “s’të dua ty, s’e dua as vetveten”

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për dështimin e konstituimit të Kuvendit, duke e akuzuar për uzurpim të institucioneve dhe përpjekje për të manipuluar procesin parlamentar.

Sipas tij, VV nuk i ka votat për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nuk mund të formojë qeverinë. Mustafa shton se kërkesa për ndërhyrje nga Kushtetuesja nuk është zgjidhje demokratike, duke theksuar se përgjegjësia i takon gjykatave të zakonshme për të trajtuar shkelësit e rendit kushtetues.

Ai kritikoi edhe opozitën, duke thënë se nuk mund të sillet me logjikën “s’të dua ty në pushtet, por as vetveten”.

“Politika kërkon përgjegjësi dhe risk,” tha Mustafa, ndërsa përkujtoi se Kushtetuesja ka pezulluar çdo vendim të Kuvendit deri më 8 gusht.