#Ballina #Lajme

Isa Mustafa kritikon LDK-në: E margjinalizuan Avdullah Hotin për marrëveshjen me SHBA-në

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ashpër pas deklaratave të fundit të presidentes Vjosa Osmani, e cila nga SHBA vlerësoi Marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar në vitin 2020 nga Avdullah Hoti si kryeministër.

Mustafa e quajti “mashtrim” ndryshimin e qëndrimit të Osmanit, duke kujtuar se ajo dhe Vetëvendosje dikur e kishin kundërshtuar ashpër marrëveshjen, madje e kishin cilësuar si “kundër rendit kushtetues”.

“Se kryeministri i atëhershëm Avdullah Hoti, si nënshkrues i saj, është sulmuar dhe kritikuar – për fat të keq – jo vetëm nga VV dhe znj. Osmani, por është margjinalizuar edhe nga partia e tij”, tha Mustafa për Nacionale.

Ai shtoi se ata që kishin bashkëpunuar me administratën Trump dhe përfaqësuesit amerikanë të asaj kohe, janë eliminuar nga skena politike në Kosovë.

Mustafa kritikoi edhe brenda LDK-së, duke e cilësuar margjinalizimin e Hotit si veprim të gabuar politik, në një kohë kur marrëveshja po vlerësohet ndërkombëtarisht.

Isa Mustafa kritikon LDK-në: E margjinalizuan Avdullah Hotin për marrëveshjen me SHBA-në

Arrestohen dy persona në Pejë pas 10