IPK: Sjellja e Policisë gjatë “Vidovdanit” ishte profesionale
IPK: Sjellja e Policisë gjatë “Vidovdanit” ishte profesionale
Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se gjatë manifestimeve të “Vidovdanit” në Graçanicë dhe Gazimestan nuk janë evidentuar parregullsi apo sjellje të papërshtatshme nga ana e policisë.
IPK vlerësoi se zyrtarët policorë vepruan në përputhje me standardet profesionale dhe të drejtat e njeriut, ndërsa plani operativ i Policisë u zbatua në mënyrë efektive.
Inspektorati tha se do të vazhdojë monitorimin e veprimeve policore për të garantuar llogaridhënie dhe transparencë.











