#Sport

Interi cakton çmimin për Çalhanoglun, Galatasaray përballet me murin zikaltër

Interi ka marrë një vendim të qartë lidhur me të ardhmen e Hakan Çalhanoglut, mes interesimit të vazhdueshëm të Galatasarayt në këtë afat kalimtar dimëror. Mesfushori turk mbetet një nga objektivat kryesorë të klubit nga Stambolli, i cili synon ta rikthejë atë në kampionatin turk për të përforcuar repartin e mesfushës.

Sipas raportimeve nga mediat turke, Galatasaray e ka ndjekur Çalhanoglun prej një kohe të gjatë dhe kishte tentuar transferimin e tij edhe gjatë verës. Megjithatë, pavarësisht një oferte zyrtare të paraqitur së fundmi, Interi e ka refuzuar menjëherë, duke bërë të qartë se nuk ka ndërmend të lejojë largimin e lojtarit në muajin janar.

Drejtuesit zikaltër e shohin Çalhanoglun si një pjesë thelbësore të projektit sportiv dhe një nga figurat kyçe në skemat e trajnerit. Për këtë arsye, klubi italian është i gatshëm të ulet në bisedime vetëm për oferta që tejkalojnë shifrën e 25 milionë eurove, ndërsa çdo ofertë më e ulët nuk merret parasysh.

Nga këndvështrimi sportiv, largimi i mesfushorit në mes të sezonit konsiderohet një rrezik serioz për ambiciet e Interit në Serie A dhe garat e tjera. Për këtë arsye, në ambientet e klubit besohet se merkatoja e janarit është praktikisht e mbyllur sa i përket një largimi të mundshëm të Çalhanoglut.

E ardhmja e reprezentuesit turk pritet të lidhet me bisedimet për rinovimin e kontratës, e cila aktualisht skadon në vitin 2027. Nëse Interi arrin një marrëveshje të re me lojtarin, mundësitë e Galatasarayt për ta transferuar do të reduktohen ndjeshëm, ndërsa një skenar i ri mund të hapet vetëm gjatë afatit kalimtar të verës.

Interi cakton çmimin për Çalhanoglun, Galatasaray përballet me murin zikaltër

Mustafi: Ligji për të Huajt dhe ai

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *