#Lajme

Instruktorja e shoferëve në Ferizaj është ndëshkuar për kundërvajtje në trafik, pasi një kandidate e auto-shkollës është kapur duke përdorur telefonin celular gjatë ngasjes.

Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor ndaloi automjetin në rrugën “Brahim Ademi”, ku kandidate G.H. po drejtonte mjetin nën mbikëqyrjen e instruktore­s N.S. (51 vjeçe). Sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes është kundërvajtje, ndërsa instruktora u gjobit me 200 euro, 2 pikë negative dhe ndalim drejtimi për 3 muaj, pasi është përgjegjëse për veprimet e kandidatit.

Kjo është hera e dytë që instruktora evidentohet për këtë shkelje. Policia Rajonale e Ferizajt apelon për respektimin e rregullave të trafikut nga auto-shkollat dhe instruktorët, duke theksuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 14 gjoba për përdorim telefoni gjatë ngasjes.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *