#Lajme

Importet e Kosovës në korrik shënojnë rritje, tregu dominohet nga Kina dhe Turqia

Importet e Kosovës gjatë muajit korrik kanë shënuar rritje të konsiderueshme, duke reflektuar kërkesën e lartë në tregun vendor dhe varësinë e madhe nga mallrat e huaja.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), importet nga Bashkimi Evropian arritën në 283,1 milionë euro (42,9% e importeve totale), me një rritje prej 4,5%. Partnerët kryesorë ishin Gjermania (14,1%), Italia (4,8%) dhe Polonia (3,8%).

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 79,6 milionë euro (12,1%), duke u rritur me 19,4%. Më të theksuarit ishin Maqedonia e Veriut (4,2%), Shqipëria (3,7%) dhe Serbia (3,1%).

Ndërkohë, pjesën më të madhe e zunë importet nga vendet e tjera të botës, që arritën në 297,5 milionë euro (45,1%). Kina dhe Turqia prinë në këtë kategori, me përkatësisht 14,5% dhe 12,7% të importeve totale.

Të dhënat e reja konfirmojnë rritjen e varësisë së ekonomisë kosovare nga tregjet aziatike dhe produktet e importuara.