#Lajme

Ilir Meta reagon pas vendimit të Apelit: Asnjë surprizë nga “drejtësia me regji”

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila la në fuqi masën e arrestit me burg ndaj tij.

Në një postim në Facebook, Meta tha se nuk është i befasuar nga ajo që e cilëson si “drejtësi me regji”, duke shtuar se, sipas tij, prokurorët tentuan të manipulojnë gjykatën dhe të zgjatnin në mënyrë të paligjshme paraburgimin e tij. Ai gjithashtu theksoi se gjykata shmangu shqyrtimin e ankesës së avokatëve të tij për vazhdimin e paraburgimit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *