#Lajme

Ilir Kulla: Rusia ishte e gatshme ta njihte Kosovën në nëntor të vitit 2020

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla, ka deklaruar se Rusia ka qenë e gatshme ta njohë Kosovën si shtet të pavarur në nëntor të vitit 2020, duke u bazuar në një dokument diplomatik që, sipas tij, është zbuluar së fundmi.

Duke folur në emisionin “Matrix” në Televizionin Tëvë1, Kulla tha se dokumenti në fjalë është një letër diplomatike e dërguar më 26 nëntor 2020 nga zyra diplomatike e Rusisë në Prishtinë, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Sipas tij, letra është dërguar një ditë para festës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në dokument thuhet se Rusia njofton për emërimin e Andrei Shogurov si shef të zyrës diplomatike ruse në Prishtinë, si dhe shpreh gatishmërinë për rinovimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës. Kulla theksoi se letra sinjalizon vullnetin e Rusisë për të ndërtuar marrëdhënie më të ngushta, përfshirë bashkëpunimin në fushën e sigurisë.

Sipas Kullës, kjo korrespondencë diplomatike përbën dëshmi se Rusia kishte hapur rrugën për një proces diplomatik që do të mund të çonte në njohjen e Kosovës si shtet i pavarur që në fund të vitit 2020.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *