IKD: Keqpërdorimi i fondeve publike për qëllime elektorale, problem i zgjedhjeve
Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka vlerësuar se një fenomen i shpeshtë në zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale është keqpërdorimi i fondeve publike për qëllime elektorale.
Ai tha se kjo praktikë është vërejtur edhe gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Mitrovicë, ku sipas tij pati forma të presionit dhe të heshtjes zgjedhore nga Kryeministri dhe akterë të tjerë qeveritarë. Shala theksoi se kjo krijon një garë të pabarabartë mes partisë në pushtet dhe partive të tjera.
Hulumtuesi i IKD-së kërkoi që këto praktika të adresohen dhe të mos përsëriten, duke nënvizuar se presioni aktiv i Qeverisë ndaj votuesve gjatë ditës së zgjedhjeve është e papranueshme.










