#Ballina #Kosova #Lajme

IHMK paralajmëron për rënie të rrjedhave të lumenjve për shkak të mungesës së reshjeve

IHMK paralajmëron për rënie të rrjedhave të lumenjve për shkak të mungesës së reshjeve

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se rrjedhat e lumenjve në vend, veçanërisht në lumin Bistrica të Pejës në pellgun e Drinit të Bardhë, janë shumë më të ulëta se mesatarja për shkak të mungesës së reshjeve dhe borës gjatë muajve të fundit.

Prurjet në lumin Bistrica në qershor kanë rënë nga 7.5 m³/s në periudhën 1963–2009 në vetëm 4.8 m³/s gjatë viteve 2021–2025, një ulje prej 56.3%.

IHMK paralajmëron se kjo situatë mund të ndikojë negativisht në furnizimin me ujë, prodhimin e energjisë dhe sektorë të tjerë, dhe apelon për menaxhim të kujdesshëm të resurseve ujore për të parandaluar pasoja gjatë verës.

IHMK paralajmëron për rënie të rrjedhave të lumenjve për shkak të mungesës së reshjeve

“ÇELET KULETA” – Komuna e Vushtrrisë jep

IHMK paralajmëron për rënie të rrjedhave të lumenjve për shkak të mungesës së reshjeve

Kosova bie për tri pozita në Indeksin