I është caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për krime lufte, Ramadan Morina
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim për Ramadan Morinën, i dyshuar për krime lufte gjatë luftës në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.
Morina dyshohet se, gjatë periudhës 29–31 mars 1999, në bashkëpunim me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka qenë i përfshirë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Malishevës.











