I akuzuari pranon fajësinë për nxitje të përçarjes, dënohet me 6 muaj burgim
Sistemi Prokurorial ka njoftuar se S.C. ka pranuar fajësinë për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” dhe është dënuar me 6 muaj burgim, të cilin mund ta zëvendësojë me një gjobë prej 1,000 eurosh.
Sipas aktakuzës, i akuzuari më 10 qershor në Komunën e Shtërpcës kishte nxitur qëllimisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike përmes veprimeve të tij publike gjatë një feste me karakter fetar.
Prokuroria Speciale ka theksuar përkushtimin e saj në ndjekjen e këtyre veprave, të cilat cenojnë rëndë vlerat demokratike dhe bashkëjetesën mes grupeve etnike në Kosovë.











