Hysen Çekaj nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 28 dhjetorit për arsye familjare
Hysen Çekaj, kandidati më i votuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga mërgata në zgjedhjet e kaluara, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025.
Çekaj ka shpjeguar se vendimi i tij lidhet me përkujdesjen ndaj nënës së tij, e cila ka nevojë për praninë dhe mbështetjen e tij. Ai ka theksuar se kjo nuk e ndalon angazhimin e tij politik, duke vijuar të mbetet aktiv në organizimin e mërgatës dhe mbështetjen e LDK-së.
Ai gjithashtu la të hapur mundësinë e rikthimit në garë në zgjedhjet e ardhshme, duke falënderuar qytetarët për përkrahjen e vazhdueshme.










