#Kosova #Lajme

Hyn në fuqi ndalesa e Kushtetueses, pezullon veprimet e deputetëve deri më 8 gusht

Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon ndërmarrjen e çfarëdo veprimi nga deputetët e Kuvendit deri më 8 gusht.

Ky vendim vjen pas dështimit të fundit për konstituimin e Kuvendit, që ndodhi mbrëmjen e djeshme. Seanca u karakterizua nga përplasje mes deputetëve: përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së tentuan të mbajnë fjalime, por u penguan nga zhurma e krijuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët folën nga vendet e tyre.

Edhe kësaj radhe, drejtimi teknik i seancës nga Glauk Konjufca – sipas udhëzimeve të brendshme partiake – rezultoi në pamundësinë për ta konstituuar Kuvendin.