Hollaj: Serbia rreshtohet kundër SHBA-së dhe në mbrojtje të regjimit të Maduros
Këshilltarja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka reaguar ndaj qëndrimeve të fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duke e akuzuar Serbinë se po rreshtohet përkrah regjimeve autoritare dhe kundër interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hollaj ka komentuar reagimin e Vuçiçit pas ndërhyrjes së SHBA-së në Venezuelë, duke e cilësuar atë si qëndrim hapur anti-amerikan dhe në mbrojtje të regjimit të Nicolas Maduros. Ajo theksoi se Vuçiç po kundërshton presidentin amerikan Donald Trump, duke pretenduar se e drejta ndërkombëtare publike nuk ekziston më dhe se rendi i OKB-së ekziston vetëm në letër, ndërkohë që, sipas saj, po mbron një regjim që ajo e cilëson si “narko-terrorist”.











