#Lajme

Haxhiu: Emrat për kryetar të Kuvendit do t’i mësoni së shpejti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka refuzuar të zbulojë emrat që partia e saj do të propozojë për postin e kryetarit të Kuvendit, para seancës konstituive të sotme.

E pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Haxhiu u përgjigj shkurt:

“Do ta merrni vesh shpejt”, pa dhënë ndonjë detaj shtesë.