#Ballina #Kosova #Lajme

Hasani: Konstituimi i Kuvendit nuk bëhet me votim të fshehtë, është në kundërshtim me Kushtetutën

Hasani: Konstituimi i Kuvendit nuk bëhet me votim të fshehtë, është në kundërshtim me Kushtetutën

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se procedura për konstituimin e Kuvendit nuk lejon votim të fshehtë, ashtu siç është përcaktuar nga Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe praktikat e deritanishme. Ai tha për Radion Evropa e Lirë se veprimet e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, janë jokushtetuese.

Hasani theksoi se partia fituese, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, duhet të sigurojë shumicën prej 61 votash për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nuk mund të ketë devijime nga praktikat e deritanishme. Sipas tij, afati 30-ditor për konstituim është i pazakontë dhe mund të shkaktojë komplikime, pasi nuk parashikohet ndonjë zgjidhje nëse Kuvendi nuk konstituohet në këtë afat.

Ai shtoi se, ndonëse Gjykata ka kërkuar kompromis mes partive, nuk beson se aktgjykimi do të ndihmojë në tejkalimin e ngërçit politik.

Hasani: Konstituimi i Kuvendit nuk bëhet me votim të fshehtë, është në kundërshtim me Kushtetutën

Kosova bie për tri pozita në Indeksin

Hasani: Konstituimi i Kuvendit nuk bëhet me votim të fshehtë, është në kundërshtim me Kushtetutën

Kapet me armë pa leje në Prishtinë,