Hasani: Kërkesa e presidentes për Kushtetuesen është e pabazuar
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se kërkesa e presidentes Vjosa Osmani për sqarim të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit është e pabazuar dhe e papranueshme për Kushtetuesen.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hasani tha se vendimi pritet të merret mbi kërkesat e dorëzuara nga deputetët, jo nga presidentja.
Ai shtoi se tejkalimi i afatit nuk e bën automatikisht procesin jokushtetues, pasi vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta përcaktojë këtë.











