Hapet konkursi për regjistrimin e nxënësve në Gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri
Hapet konkursi për regjistrimin e nxënësve në Gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri
Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri ka shpallur konkursin për pranimin e nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2025/2026. Konkursi përfshin dy drejtime mësimore: Shkenca Natyrore dhe Shkenca Shoqërore-Gjuhësore.
Sipas njoftimit, dokumentet mund të dorëzohen me datat 8, 9 dhe 10 korrik 2025, në orarin 08:00 – 16:00, ndërsa rezultatet do të shpallen më 11 korrik 2025.
Ky gjimnaz mbetet një nga institucionet më të kërkuara në qytet për nxënësit që synojnë vazhdimin e shkollimit universitar.











