Hamza: Mandati s’duhet pranuar nëse faktohet vjedhja e votave
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se në rast se konstatohet dhe faktohet vjedhja e votave, kandidatët për deputetë nuk duhet ta pranojnë mandatin.
Hamza u shpreh kritik edhe ndaj anëtarëve të partisë së tij, duke theksuar se përgjegjësia morale duhet të jetë mbi çdo interes personal.
Ai tha se pavarësisht numrit të votave të marra, nëse provohet se ato janë manipuluar apo shtuar në mënyrë të paligjshme, kandidati nuk mund të justifikohet me faktin se do të zgjidhej edhe pa to.










