#Lajme

Haliti: Votimi për presidentin varet nga vendimi i partisë

Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka folur për herë të parë lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit, duke theksuar se ende nuk ka qartësi rreth kandidatit apo ndonjë marrëveshjeje politike.

Në një deklaratë për Indeksonline, Haliti tha se qëndrimi i tij do të jetë në përputhje me vendimin që merr PDK-ja, duke theksuar se aktualisht nuk dihet se kush do të propozohet për këtë post.

“Varet nga situata, nuk e di kush është kandidat dhe nëse ekziston ndonjë marrëveshje. Personalisht mendoj se është momenti që presidenti të zgjidhet përmes një marrëveshjeje mes pozitës dhe opozitës”, ka deklaruar ai, duke shtuar se nuk ka ndonjë emër konkret për të përmendur.

Komentet e Halitit vijnë në një kohë kur skena politike në Kosovë është e përfshirë në diskutime të gjera rreth procesit të ardhshëm të zgjedhjes së presidentit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *