#Lajme

Gucati: Së shpejti do të publikojmë emrat e eksponentëve të VV-së që dërguan dokumente në Hagë

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka persona që kanë dorëzuar dokumentacione në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në një konferencë për media, ai përmendi emrin e ministres së Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, duke thënë se ajo ka dërguar dokumente në këtë gjykatë. Në emisionin “Ora shtatë”, Gucati theksoi se qëndron pas këtyre akuzave, duke përmendur edhe punimin shkencor të Dimal Bashës të vitit 2012, ku UÇK-ja përmendet si e financuar nga “dilerë të drogës”.

Sipas tij, përveç Gërvallës, janë edhe këshilltarë të ministrave dhe deputetë të VV-së që kanë deponuar dokumente në Hagë. Ai paralajmëroi se emrat e tyre do të bëhen publikë shumë shpejt.

“Ka ardhur koha të ndahet shapti nga sheqeri dhe të kuptohet kush e do vendin dhe kush jo”, u shpreh Gucati, duke shtuar se i vjen turp për deputetët që votuan Dimal Bashën kryetar të Kuvendit.