Gucati: Dëshmia e Hill-it tregon të vërtetën për UÇK-në, Wesley Clark “bomba” e radhës për Specialen
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka vlerësuar dëshminë e ish-diplomatit amerikan Christopher Hill në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke thënë se ajo tregon se UÇK-ja nuk ka qenë një organizatë kriminale dhe nuk ka kryer krime.
Gucati e ka cilësuar dëshminë e Hill-it si “shumë të saktë dhe të vërtetë” dhe shprehu besimin se e gjithë e vërteta do të dalë në pah gjatë procesit gjyqësor.
Ai paralajmëroi se dëshmia e gjeneralit të pensionuar amerikan, Wesley Clark, e cila pritet javën e ardhshme, do të ketë ndikim të madh në gjykimin e Speciales, duke e quajtur atë “bombë të madhe” për këtë institucion.











