#Sport

Greenwood shkëlqen te Marseille, realizon hat-trick në fitoren 9:0 në Kupën e Francës

Mason Greenwood po vazhdon të tregojë formë të jashtëzakonshme me fanellën e Marseille. Sulmuesi anglez ishte protagonisti kryesor në fitoren e thellë 9:0 ndaj Bayeuxit, në kuadër të Kupës së Francës.

Greenwood u shpall lojtari i ndeshjes pasi realizoi hat-trick, ndërsa kontribuoi edhe me dy asistime, duke qenë vendimtar në suksesin bindës të skuadrës së tij.

Me këtë paraqitje, ai ka çuar në 19 numrin e golave të shënuar në të gjitha garat këtë sezon, si dhe ka regjistruar 6 asistime, statistika që dëshmojnë formën e tij të shkëlqyer te Marseille.