Grabitje në “Veda Petrol” në Kçiq të Mitrovicës – grabitësi kërcënon punëtorin me armë dhe merr para
Grabitje në “Veda Petrol” në Kçiq të Mitrovicës – grabitësi kërcënon punëtorin me armë dhe merr para
Një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur pikën e karburantit “Veda Petrol” në Kçiq të Mitrovicës rreth orës 01:20 të mëngjesit të sotëm. Ai ka kërcënuar me armë punëtorin e ndërrimit të natës dhe ka marrë 120 euro para të gatshme, përpara se të arratisej.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Rasti po trajtohet si “Grabitje”, ndërsa i dyshuari është ende në arrati.










