#Lajme

Grabitje me thikë në Prishtinë: 23-vjeçari i merr 15-vjeçarit zinxhirin e arit prej 1,900 eurosh

Një rast grabitjeje ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë, ku viktimë ka qenë një 15-vjeçar.

Sipas burimeve, i mituri u ndal për të përshëndetur një të njohur, kur një 23-vjeçar e kërcënoi me thikë dhe i mori nga dora një zinxhir ari me vlerë rreth 1,900 euro.

Rasti është raportuar në polici nga i mituri në prani të nënës së tij, ndërsa me udhëzim të Prokurores së Krimeve të Rënda është iniciuar procedura penale për veprën “Grabitje”.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.