#Lajme

Grabitje e armatosur në Prishtinë ndaj furgonit të parave, ka pasur të shtëna

Një grabitje e armatosur ka ndodhur rreth orës 14:00 në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku është sulmuar një furgon që transportonte para. Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë incidentit janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, bëri të ditur se nga informacionet e para nuk raportohet për persona të lënduar. Ai tha se hetuesit, në bashkëpunim me Prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.